Lidhje

Moktada Al Sader premton të çarmatosë milicinë e tij - 2004-10-10


Anëtarë të milicisë besnike të klerikut radikal shiit Moqtada al Sadër kanë rënë dakord të fillojnë të ç’armatosen duke filluar nga dita e nesërme, si pjesë e marrëveshjes së paqes që arritën me zyrtarë irakianë dhe amerikanë.

Marrëveshja u arrit pasi zyrtarët amerikanë dhe qeveria kalimtare irakiane premtuan t’i ndalojë operacionet ushtarake kundër anëtarëve të milicisë në lagjen Qyteti Sadër të Bagdadit.

Por, besnikët e kleriukut Sadër nuk kanë thënë nëse kanë në plan të shpërbëjnë milicinë e tyre. Zyrtarët kanë shprehur optimizëm të matur edhe rreth marrëveshjes për çarmatim për shkak se premtimet e bëra në të kaluarën nga Moktada al-Sadri nuk janë nderuar vazhdimisht.

Ndërkohë, mijëra trupa irakiane dhe amerikane i vazhduan operacionet kundër kryengritësve në krahinën Babil, në jugperëndim të Bagdadit. Zyrtarët kërkojnë të rimarrin nën kontroll zonat ende në duar të kryengritësve para zgjedhjeve të janarit. //ib

XS
SM
MD
LG