Lidhje

Gjykata e Hagës: në nëntor fillojnë proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së - 2004-10-13


Gjykata e Hagës thotë se muajin e ardhshëm do të fillojë gjykimet e rasteve të para kundër ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo gjykatë tha sot se tre ish-anëtarë të UÇK-së do t’u përgjigjen akuzave për krime kundër njerëzimit dhe shkeljes së ligjeve të luftës.

Fatmir Limaj dhe Haradin Bala përballen secili me nga 10 akuza për vrasje, torturime dhe keqtrajtim të civilëve serbë dhe shqiptarë që mendohej se bashkëpunonin me ta, ndërsa drejtonin një kamp të burgosurish në Kosovë në vitin 1998.

Një i dyshuar i tretë, Isak Musliu përballet me 8 akuza. Të hënën kryeprokurorja e gjykatës së Hagës Carla del Ponte tha se po përballet me probleme jashtëzakonisht të mëdha në hetimin e udhëheqësve të UÇK-së, pjesërisht për shkakt të bashkëpunimit të pamjaftueshëm nga ana e autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë.

Ushtria amerikane shpall fajtorë gjashtë ushtarë për sjellje jo të mirë në Kosovë

Ushtria amerikane shpalli fajtorë gjashtë ushtarë për sjellje jo të mirë gjatë një operacioni kërkimesh në Kosovë në muajin prill.

Në një deklaratë të publikuar sot, ushtria amerikane tha se dënoi dy ushtarë me ndëshkime administrative. Në deklaratë thuhet se autoritetet ushtarake shpallën fajtor një ushtar për keqtrajtimin e të ndaluarve dhe një tjetër për pengim të procesit të drejtësisë.

Autoritetet u tërhoqën vërejtje katër ushtarëve të tjerë dhe hodhën poshtë të gjitha akuzat ndaj një ushtari të shtatë. Pentagoni tha se gjashtë ushtarët janë ridislokuar në Shtetet e Bashkuara.

Pentagoni tha se dy civilë shqiptarë të Kosovës ngritën padi pas një operacioni amerikan kërkimi në fshatin Vrbovac në fund të prillit. Ushtarët amerikanë ndërmorrën operacione gjatë javëve pas sulmeve të marsit, në të cilat mbetën të vrarë 19 persona.// lk //

XS
SM
MD
LG