Lidhje

Debati i tretë dhe i fundit presidencial - 2004-10-14


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat, Senatori Xhon Kerri, u përballën mbrëmë në debatin e tyre të tretë dhe të fundit presidencial, që u përqendrua tek çështjet ekonomike dhe ato shoqërore.

Zoti Kerri akuzoi Presidentin Bush se po drejton një luftë të gabuar në Irak, se gjatë presidencës së tij janë mbyllur mijëra vende pune në Amerikë dhe se miliona amerikanë kanë humbur sigurimet për kujdesin shëndetësor. Presidenti republikan e portretizoi zotin Kerri si politikan jashtë qendrës politike të Amerikës për sa i përket një numri të madh çështjesh. Ai tha se retorika e zotit Kerri nuk përputhet me veprimtarinë e tij, duke thënë se ai ka votuar vazhdimisht për rritjen e taksave gjatë 20 viteve të shërbimit të tij në Senat.

Në lidhje me vendet e punës dhe ekonominë, zoti Kerri e akuzoi Presidentin Bush se ka bërë lëshime të mëdha në taksa për të pasurit në kurriz të klasës së mesme dhe të punëtorëve me pagë minimale. Senatori Kerri tha se nëse zgjidhet, ai do të rrisë pagën minimale gjatë disa viteve dhe se një masë e tillë do të kishte ndikim pozitiv për 15 milionë amerikanë.

Kur u sfidua lidhur me vendet e punës dhe pagën minimale, Presidenti Bush theksoi rëndësinë e arsimit dhe tha se ai ka punuar për të zhdukur hendekun e arritjeve për pakicat në shkollat amerikane. Presidenti Bush e akuzoi përsëri rivalin e tij se Amerika duhet të kalojë një provë globale për të përdorur trupat për vetëmbrojtje. Zoti Kerri tha përsëri se nuk do të lejonte kurrë që një vend tjetër të ketë të drejtën e vetos në lidhje me sigurinë e Shteteve të Bashkuara. //bsa//

XS
SM
MD
LG