Lidhje

Operacion i ri i forcave amerikane në Falluxhah - 2004-10-15


Forcat amerikane filluan një operacion të ri në shkallë të gjerë kundër kryengritësve në qytetin irakian Falluxhah pas një valë sulmesh të djeshme që lanë të vdekur të paktën 20 vetë. Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se dy batalione ndodhën në Falluxha dhe avionët vazhdojnë të godisin strofkat e kryengritësve. Operacioni filloi disa ditë pas shkallëzimit të sulmeve ajrore kundër këtij qyteti.

Dje, forcat amerikane goditën ndërtesa të përdorura nga rrjeti terrorist i Abu Musab Zarkauit, duke shkaktuar vdekjen e 5 vetëve. Po dje, grupi Tauhid dhe Xhihad i Zarkauit aktivizoi dy bomba në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, ku ndodhen zyra amerikane, britanike dhe irakiane. Zyrtarët thonë 10 persona, përfshirë 4 amerikanë humbën jetën në ato shpërthime.

Ndërsa në incidente të veçanta në Bagdad, dy ushtarë amerikanë u vranë dhe persona të panjohur vranë gazetaren irakiane Dina Hasan. Persona të armatosur vranë edhe dy ushtarë irakianë në kryeqytet. //bsa//

XS
SM
MD
LG