Lidhje

Klerikët e Falluxhës bëjnë thirrje për mosbindje civile - 2004-10-16


Klerikët myslimanë të Falluxhës u kanë bërë thirrje irakianëve të angazhohen në mosbindje civile nëse forcat amerikane e marrin qytetin nën kontroll, në kohën që trupat amerikane dhe irakiane kanë shkallëzuar sulmet kundër strofkave kryengritëse.

Operacioni i përbashkët ka në shënjestër objektet e përdorura nga luftëtarë besnikë të terroristit të kërkuar Abu Musab al Zarqaui.

Forcat amerikane arrestuan edhe kryenegociatorin e Falluxhës pas dështimit të enjten të bisedimeve të paqes me udhëheqësit e qytetit.

Luftimet e fundit ndodhin ndërkohë që kryengritësit shpërthyen një makinë bombë pranë një stacioni policor në Bagdad, duke shkaktuar vdekjen e 10 civilëve.//IB

XS
SM
MD
LG