Lidhje

Izraeli i dha fund operacionit në Rripin e Gazës - 2004-10-16


Palestinezët në kampin e refugjatëve të Gazës po kërkojnë në rrënojat e shtëpive të tyre pasi Izraeli i dha fund ofensivës së tij 17 ditore. Shumë nga të 100 mijë banorët e kampit ishin pa drita dhe ujë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Banorët i krahasuan dëmet me pasojat e një tërmeti të madh. Kryeministri palestinez Ahmed Qureia tha se ofensiva ishte pjesë e një plani të Izraelit për të gjunjëzuar banorët.

Izraeli e filloi inkursionin kur ektremistët palestinezë qëlluan me raketa vendbanimet hebraike duke vrarë dy fëmijë.

Më shumë se 100 palestinezë, shumica fëmijë janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur në luftimet midis ushtarëve izraelitë dhe ekstemistëve.

XS
SM
MD
LG