Lidhje

Teherani nuk heq dorë nga programi për pasurimin e uraniumit - 2004-10-17


Hosein Musaviani, një zyrtar i lartë i përfshirë në negociatat rreth mosmarrëveshjes bërthamore, i tha televizionit shtetëror se Irani nuk do të pranojë asnjë plan që i kërkon atij të heqë dorë nga ajo që ai e cilësoi si e drejtë e përligjshme për të pasuruar uraniumin për prodhimin e karburantit. Mirëpo, zoti Musaviani tha se Irani do të shqyrtonte masa të tjera për krijimin e besimit të ndërsjellë. Propozimi evropian kërkon nga Irani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit në shkëmbim të ndihmës teknike dhe ekonomike. Irani i ka hedhur poshtë akuzat amerikane se ai kërkon të prodhojë armë bërthamore. Pasurimi i uraniumit është një proces kyç në prodhimin e armëve të tilla, por ai mund të përdoret edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

XS
SM
MD
LG