Lidhje

Boston: Sen. Biden dhe analisti nga Kosova, Ylber Hysa nderohen me një çmim humanitar - 2004-10-17


Senatori amerikan Jozef Biden dhe analisti nga Kosova, Ylber Hysa u nderuan dje me çmimin humanitar Stari Most per veprimtarine e tyre në favor të paqes dhe mirëkuptimit nder etnik ne Ballkan.

Çmimi u dha në Boston nga Qendra per Zhvillimin Ballkanik, një shoqatë amerikane jo qeveritare e cila ka mëse 10 vjet qe merret me veprimtari lobiste ne mbeshtetje te anagazhimit amerikan në Ballkan.

Shoqata zhvilloi në Boston nje seminar dy ditesh mbi mesimet e nxjerra nga konfliktet ballkanike. Kohet e fundit organizata ka ndermarrë edhe nje projekt rindertimi për qytetin e Gjakoves, nje nga zonat e demtuara me rende gjate konfliktit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG