Lidhje

Irak: Forcat amerikane shkëmbejnë zjarr me kryengritësit - 2004-10-17


Forcat amerikane shkëmbyen sot zjarr me kryengritësit në perëndim të Bagdatit, pasi ekstremistët në jug të kryeqytetit vranë me pritë nëntë policë irakianë që ktheheshin nga një kurs trainimi në Jordani.

Aeroplanët amerikanë vazhduan të godasin pozicionet e ekstremistëve në qytetin e Falluxhas, ndërsa trupat amerikane në automjete të blinduara luftonin kundër kryengritësve në pjesën lindore të qytetit.

Një zëdhënës i policisë në Karbala bëri të ditur se një furgon që transportonte policët, të cilët u vranë sot, u sulmua afër qytetit Latifiyah. Ai tha se sulmuesit arritën të iknin.

Në një zhvillim tjetër, predha mortaje goditën një pikë të grumbullit të armëve në lagjen Sadr të Bagdadit. Autoritetet thanë se të paktën dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën.

XS
SM
MD
LG