Lidhje

Në Florida fillon votimi për president - 2004-10-18


Votimi i hershëm për president fillon sot në Florida, më shumë se dy javë para ditës zyrtare të zgjedhjeve të dy nëntorit.

Zgjedhësit në Florida mund të votojnë çdo ditë në zyrat e komisionit të zgjedhjeve duke filluar nga sot e deri ditën para zgjedhjeve. Florida është një ndër të paktën 27 prej 50 shteteve amerikane që i lejojnë banorët të votojnë para ditës së zgjedhjeve pa dhënë ndonjë arsye.

Dje, guvernatori i Floridës, Xheb Bush, vëllai i Presidentit Bush, tha se është i bindur që shteti i tij do të zhvillojë zgjedhje të drejta. Katër vjet më parë, çrregullimi lidhur me fletëvotimet në Florida dhe rinumrimi i votave vonuan shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale për 36 ditë.

Gjatë ndalesave në Florida në kuadër të fushatës, kandidati demokrat për president, Xhon Kerri, u bëri thirrje përkrahësve të votojnë se më shpejt që të jetë e mundur.

Votimi i hershëm është inkurajuar edhe nga Presidenti Bush. //az//

XS
SM
MD
LG