Lidhje

Bjellorusi: Votuesit miratuan amendamentin kushtetues?... - 2004-10-18


Kryetarja e komisionit qendror të zgjedhjeve në Bjellorusi, Lidia Jermoshina, thotë se votuesit miratuan një amendament kushtetues, i cili i hap rrugën Presidentit Aleksandër Llukashenko, të konkurojë për një mandat të tretë, por opozita akuzon për manipulime masive të votimeve.

Zonja Jermoshina tha sot se paktën 77 për qind e zgjedhësve kanë votuar në favor të amendamentit. Ajo shton se rreth 90 për qind e zgjedhësve morën pjesë në votim.

Por sipas një sondazhi të realizuar para fillimit të votimit nga organizata perëndimore Gallup, kishte mundësi që amendamenti të mos miratohej.

Partitë e opozitës po pretendojnë se kanë ndodhur manipulime masive në zgjedhjet e djeshme, në kuadër të të cilave votuesit zgjodhën edhe anëtarët e parlamentit.

Rreth 300 përfaqësues ndërkombëtarë vëzhguan zgjedhjet e djeshme. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kishin shprehur shqetësime që më parë se zgjedhjet mund të mos zhvilloheshin sipas standarteve demokratike. //az//

XS
SM
MD
LG