Lidhje

Petersen: Nuk ka qëndrueshmëri në Ballkan, pa përcaktimin e statusit të Kosovës. - 2004-10-19


Kryeadministratori ndërkombëtar i Kosovës, Soren Jessen-Pettersen thotë se nuk do të ketë qëndrueshmëri në Ballkan, pa përcaktimin e statusin përfundimtar të Kosovës.

Në një Intervistë për Agjencinë Associated Press të publikuar sot, zoti Petersen thotë se askush, sipas fjalëve të tij, nuk do ta lejojë Kosovën ”të lihet në harresë për një kohë shumë të gjatë.”

Shumica shqiptare në Kosovë kërkon pavarësinë nga republika serbo-malazeze. megjithatë, pakica serbe e Kosovës kërkon që ajo të mbetet pjesë e Serbisë.

Në një tjetër zhvillim, zoti Petersen, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës u takuan me Ministrin e Jashtëm bullgar Solomon Pasi, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të OSBE-së.

Zoti Pasi u bëri thirrje serbëve të Kosovës dhe politikanëve shqiptarë t’u drejtohen votuesve të tyre që të dalin në zgjedhje para zgjedhjeve parlamentare të së shtunës.// lk //

XS
SM
MD
LG