Lidhje

Zyrtarët shqiptarë përballë Priebes  - 2004-10-21


Përfaqësuesit e institucioneve shqiptare u ulën sot pasdite përballë drejtuesit europian të bisedimeve me Shqipërinë Reinhard Priebe në raundin e radhës. Diskutimet e sotme janë të një karakteri të pastër teknik dhe kanë të bëjnë me disa cështje të trajtuara më parë të cilat do të rishikohen, si produktet bujqësore të përpunuara, produktet e peshkut dhe deklarata e origjinës.

Pjesa më e rëndëishme e takimeve të Tiranës do të jetë ditë e nesërme në bisedimet politike. Në qendër do të jetë problemi i zgjedhjeve dhe i përgatitjeve të tyre. Për këtë mjafton të shohësh edhe kohën lënë në dispozicion për këtë cështje, 2 orë të plota, më shumë se sa ajo e caktuar për dy problemet e tjera të migrimit dhe të dokumentatit të partneritetit europian.

Në një plan të parë duket se autoritetet shqiptare do të shkojnë në takimin e nesërm më të lehtësuar. Pas bllokimit disa javor puna e komisionit të reformës elektorale është zhbllokuar. Partia socialiste dhe partia demokratike arritën një marrëveshjetë që bëri të mundur kapërcimin e ngërcit të krijuar për Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Ndërsa sot parlamenti e miratoi ndryshimin e përbërjes së këtij komisioni si dhe prjektin për listat e votuesve.

Qeveria shqiptare por dhe të gjitha forcat politike në parim shrehen të vendosura për mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Edhe sot në përfundim të takimit me kryetarin e radhës së OSBE-së, Ministri i Jashtëm Kastriot Islami garantoi sërish në emër të qeverisë dhe shumicës së majtë se do të jepet fleksibiliteti dhe konsensusi maksimal për të respektuar dhe përmbushur të gjitha detyrimet e karkaterit teknik për realizimin e zgjedhjeve sipas standarteve ndërkombëtare.

Por vetem deklarimet për konsensus vështire të jenë fort bindëse për përfaqësuesit europian. Ata shpesh kanë qenë dëshmitarë se sa lehtë politika shqiptare i shkel marrëveshjet dhe thyen konsensuset për hir të kapriciove apo lojërave të ngushta. Një marrëveshje ishte arritur dhe në fillim të muajit korrik mes dy partive kryesore por vetëm pas më shumë se tre muajve u arrit të niste efektivisht puna e komiionit parlamentar. Dhe gjatë kësaj kohe përfaqësueve të komisionit europian iu desh që në mënyrë të përsëritur të bënin thirrje për pëshpejtimin e reformës dhe të ushtronin trysni për zgjidhjen e përplasjeve.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë guri i provës për aftësitë e kalsës politike shqiptare për të ndërtuar institucione të qëndrueshme demokratike. Shqipëria vazhdon të mbetet i vetmi në vend në rajon që nuk po arrin të kapërcejë problemin e zhvillimit normal të votimeve.

XS
SM
MD
LG