Lidhje

Kandidatët presidencialë shtojnë akuzat ndaj njëri-tjetrit - 2004-10-23


Presidenti Bush akuzoi rivalin e tij demokrat Xhon Keri se ka një pikëpamje të shtrembëruara dhe të rrezikshme mbi luftën kundër terrorizmit.

Në një tubim me përkrahës sot në Florida, presidenti republikan e akuzoi zotin Keri si një kandidat i dobët në çështjet e sigurimit kombëtar dhe një person që nuk i njeh si duhet problemet e Amerikës.

Gjatë fushatës në Kolorado, zoti Keri tha se presidenti nuk e njeh realitetin. Kandidati demokrat kritikoi politikat ekonomike të presidentit dhe tha se ai do të pakësonte për gjysmë deficitin rekord brenda 4 vjetësh.

Ndërkohë që anketat tregojnë se gara vazhdon shumë e ashpër, dy kandidatët janë përqëndruar në shtetet që ende nuk anojnë plotësisht nga njëri apo tjetri konkurent, si Florida, një ndër shtetet e lëkundura me numrin më të madh të votave elektorale.

XS
SM
MD
LG