Lidhje

Grupi ekstremist i Abu Musab Zarkauit merr përgjegjësinë për masakrimin e rekrutëve - 2004-10-25


Grupi ekstremist i Abu Musab Zarkauit mori përgjegjësinë për masakrimin të shtunën të afro 50 rekrutëve të paarmatosur të ushtrisë irakiane.

Grupi ekstremist i lidhur me rrjetin al-Kaida e bëri të njohur këtë pretendim nëpërmjet një njoftimi në internet që nuk mund të vërtetohej.

Policia thotë se shumë prej rekrutët ishin vrarë në stilin e ekzekutimit, kur ata po ktheheshin në Irakun jugor nga stërvitja në afërsi të Bakubës. Njoftohet se ekstremistët ishin veshur me uniformë të personelit irakian të sigurimit dhe disa zyrtarë thonë se prita e planifikuar shumë mirë kundër rekrutëve tregon se ekstremistët kanë depërtuar në shërbimet irakiane të sigurimit.

Ndërkohë, në një sulm me mortaja në afërsi të aeroportit të Bagdadit mbetën të vrarë një diplomat dhe një ushtar amerikan. Më në jug, në Qerbela, shpërthimi i një makine bombë shkaktoi vdekjen e një ushtari bullgar.

Dhe në Falluxhah, dëshmitarët thonë se në një sulm ajror amerikan kundër pozicioneve të kryengritësve mbetën të vrarë 6 persona. //az//

XS
SM
MD
LG