Lidhje

Artistët shqiptar në Amerikë - 2004-10-27


Sopranoja Ledi Paparisto dhe vëllai i saj pianist, Gjergj Paparisto janë tashme të njohur në shtetin Michigan dhe jo vetën mes shqiptarëve. Pak kohë më parë ata erdhën në Washington, ku interpretuan një sërë këngësh të muzikës popullore shqiptare gjatë një veprimtarie kushtuar kulturës shqiptare.

Kanë mbi 10 vjet në Amerikë. Gjergji, është pianist i diplomuar nga akademia e arteve në Tiranë. Motra e tij, Ledi është soprano e diplomuar nga e njëjta shkollë. Pasioni i tyre vazhdon të jetë muzika klasike, dashurojnë musikën popullore dhe janë të hapur për çdo kërkesë për këngë të lehta amerikane. Me këtë të fundit ata duket se i janë përshtatur jetës si muzikantë në Amerikë, ku suksesi në fushën e artit veçanërisht për artistë të shkollës evropiane nuk është i lehtë.

Ndërsa e ëma e tyre, Ermelinda Paparisto, merr pjesë rregullisht në ceremonitë kishtare që zhvillohen çdo të dielë në kishën katolike shqiptare. Në repertorin e tyre përfshihen këngë popullore të përpunuara shqiptare nga krahina të ndryshme. E pyetur për të thënë diçka, Ledi duket se druhet. Por për të kënduar ajo tregohet më se e gatëshme.

XS
SM
MD
LG