Lidhje

Jaser Arafat në gjendje të rëndë shëndetësore - 2004-10-28


Zyrtarë të lartë palestinezë thanë se gjendja shëndetësore e Jaser Arafatit është keqësuar ndjeshëm. Zyrtarët bënë të ditur se mbrëmë zoti Arafat humbi ndjenjat për një periudhë kohe dhe ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e një ekipi mjekësh. Ata nuk dhanë ndonjë hollësi rrethë sëmundjes së tij, që në fillim të javës u cilësua si grip.

Mjekët po përpiqen të vendosin nëse ta transferojnë udhëheqësin 75 vjeçar nga kompleksi i tij në qytetin Ramallah në një spital. Zyrtarët izraelitë thonë se zoti Arafat mund të shkojë për mjekim ku të dëshirojë.

Disa njoftime bënë të ditur se palestinezët kanë ngritur një komision për të drejtuar Autoritetin Palestinez derisa zoti Arafat ta kalojë krizën shëndetësore. Por, këto njoftime u hodhën menjëherë poshtë nga zyrtarë të tjerë. //bsa//

XS
SM
MD
LG