Lidhje

Presidenti kroat Mesic shtyn zgjedhjet presidenciale nga 21 dhjetori në 2 janar - 2004-10-28


Presidenti kroat Stipe Mesic deklaroi shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale nga 21 dhjetori në 2 janar.

Presidenti e bëri njoftimin në një intervistë me agjencinë kroate të lajmeve, por nuk shpjegoi arsyet për shtyrjen.

Ata që e kishin kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve më 21 dhjetor, kishin thënë se zhvillimi i tyre në një ditë jave dhe shpallja e saj ditë pushimi, do t’u kishte kushtuar shumë bizneseve.

Presidenti Mesic po përpiqet të sigurojë një mandat të dytë. Zëvendës kryeministri Jadranka Kosor i Bashkimit Demokratik Kroat, forca politike në fuqi, konsiderohet rivali kryesor i Presidentit.

//ze//

XS
SM
MD
LG