Lidhje

Arafat do të niset në Francë për trajtim mjekësor urgjent - 2004-10-29


Pritet që udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, të niset nga kompleksi i tij në Bregun Perëndimor për në Francë për trajtim mjekësor urgjent. Ndihmës të zotit Arafat thanë se ai do të niset sot për në Paris. Kjo do të jetë hera e parë pas shumë vjetësh që ai largohet nga kompleksi i tij në qytetin Ramallah. Lajmi rreth vendimit të zotit Arafat për të shkuar në Paris u dha pasi gruaja e tij, Suha, e cila jeton në kryeqytetin francez, arriti dje në Bregun Perëndimor.

Zyrtarët palestinezë thonë se zoti Arafat është në gjendje të rëndë por të qëndrueshme. Ata thonë se ai vuan nga gripi dhe një gur në tëmth.

Dje, këshilltarët e tij shpërndanë një fotografi të re, në të cilën udhëheqësi palestinez paraqitej duke buzëqeshur në një karrike me rrota, i rrethuar nga përkrahës në kompleksin e tij. Aktualisht, ai është nën kontrollin e mjekëve nga Jordania, Egjipti dhe Tunizia. //bsa//

XS
SM
MD
LG