Lidhje

Ijad Allaui: Falluxha të dëbojë terroristët e lidhur me Zarkauin - 2004-10-29


Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Ijad Allaui, u bëri thirrje banorëve të Falluxhës, bazës së kryengritësve, të përfitojnë nga shansi i fundit, siç tha ai, për të mënjanuar një sulm masiv kundër qytetit të tyre. Zoti Allaui nuk dha hollësi specifike, por ai ka kërkuar që qyteti të dëbojë terroristët e lidhur me Abu Musab Zarkauin, për të cilët mendohet se ndodhën të fshehur atje.

Ai e bëri këtë thirrje dje, ndërkohë që trupat britanike arritën në Bagdad për të zëvendësuar forcat amerikane që pritet të marrin pjesë në sulmin kundër Falluxhës. Dje, sulmet ajrore amerikane kundër këtij qyteti lanë 2 persona të vrarë.

Ndërkohë, një grup ekstremist islamik ka nxjerrë në faqen e tij të internetit fotografi të 11 personave për të cilët grupi thotë se janë anëtarë të Gardës Kombëtare Irakiane që i kanë rrëmbyer dhe ekzekutuar. Vërtetësia e këtij pretendimi nuk është provuar. //bsa//

XS
SM
MD
LG