Lidhje

Bashkimi Evropian nënshkruan kushtetutën e tij të parë - 2004-10-29


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nënshkruan të premten në Romë kushtetutën e parë të këtij blloku.

Në një ceremoni madhështore, 25 udhëheqësit e Bashkimit Evropian nënshkruan këtë dokument historik në të njëjtën sallë, ku u nënshkrua dokumenti që shënoi themelimin e Bashkimit në vitin 1957.

Në bazë të kushtetutës presidenca me rrotacion do të zëvendësohet nga një president me mandat më afat-gjatë. Në të parashikohet gjithashtu forcimi i parlamentit për t’u marrë me çështje, si imigracioni. Kushtetuta duhet të ratifikohet brenda 3 vjetësh nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit. Në pjesën më të madhe të rasteve kjo do të bëhet me votë parlamentare, por në të paktën 9 vende qeveritë do ta hedhin çështjen në votë me referendum. //az//

XS
SM
MD
LG