Lidhje

SHBA: kandidatët presidencialë komentojnë lidhur me kasetën e re të bin Ladenit - 2004-10-30


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat John Kerry bënë komente lidhur me video-kasetën e re të publikuar nga udhëheqësi i al-Kaidës Osama bin Laden. Të dy kandidatët presidencialë u zotuan se do të mposhtin terrorizmin.

Zoti Bush zhvilloi të shtunën një video-konferencë me qark të mbyllur me zyrtarët e tij të lartë të sigurimit, ku i udhëzoi të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në përgjigje të komenteve në kasetë.

Senatori Keri tha se amerikanët janë të bashkuar në vendosmërinë e tyre për të ndjekur dhe asgjësuar bin Ladenin dhe terroristë të tjerë.

Në videon e re, bin Ladeni bëri komentet më të qarta që flasin për lidhjen e tij me sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj New Yorkut dhe Washingtonit. Ai tha se mënyra për të shmangur një tjetër incident si ai i Manhatanit është duke parandaluar kërcënimin amerikan ndaj sigurisë së myslimanëve.

XS
SM
MD
LG