Lidhje

Forcat amerikane në Irak përgadisin sulm masiv në Falluxha - 2004-10-30


Forcat amerikane në Irak po përgatiten për një sulm masiv në bazën kryengritëse të Falluxhës, ndërkohë që një forcë britanike u ridislokua në baza të reja në afërsi të Bagdadit për të zëvendësuar trupa amerikane.

Avionët luftarakë amerikanë bombarduan dje një objekt të dyshuar si depo armësh të kryngritësve në Falluxha, ku mjekët thonë se tre vetë mbetën të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur.

Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Iyad Allaui, thotë se do të përdorë forcën nëse është e nevojshme për të mposhtur kryengritësit dhe terroristët e huaj në Falluxha.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë krahinor u vra në qytetin Bakuba, në verilindje të Bagdadit, dhe shpërthimi i një makine bombë në Mosul shkaktoi vrdekjen e një civili dhe plagosjen e 5 ushtarëve amerikanë.//IB

XS
SM
MD
LG