Lidhje

SHBA: Votimi elektronik - 2004-10-31


Gjykatësit në disa shtete amerikane kanë hedhur poshtë këtë javë akuzat në të cilat kërkojnë të ndalojnë instalimet e makinave elektronike të votimit në qendrat e votimeve për zgjedhjet e të martës së ardhshme, por në këtë mënyrë ata po shkaktojnë probleme për vete.

Tani që kandidatët për president po i japin fund garës së lodhshme për Shtëpinë e Bardhë, edhe punonjësit amerikanë të zgjedhjeve, po e përfundojnë garen e tyre: ata po i përfundojnë punimet në instalimin e kompjuterëve që regjistrojnë numrin e përgjithshem të votave në qendrat e votimeve. Sivjet, rreth një e treta e votuesve amerikanë do të zgjedhin presidentin në mënyrë elektronike. Por a mund t’u besohet këtyre makinave? Profesor David Dilli, shkencëtar i kompjuterëve pranë Universitetit Stanford në Kaliforni thotë JO.

“Problemi me votimet elektronike është se çdo gjë kalon nëpërmjet kompjuterit. Unë jam ekspert i kompjuterve dhe unë dyshoj në saktësinë e kompjuterve sepse ne ende nuk dimë se si t’i bëjmë kompjuterët plotësisht të besueshëm.”

Meqë kompjuterët nuk japin rezultatin e votimit në letër, votuesi nuk mund të jetë plotësisht i sigurt se vota e tij është regjistruar për kandidatin që preferon. Pa një vërtetim të tillë në letër, zyrtarët e zgjedhjeve nuk mund t’i ri-numërojnë votat me saktësi. Disa të tjerë janë të shqetësuar se kompjuterët që regjistrojnë emrin e kandidatit për të cilin voton në ekran nuk janë mjaft të sigurt për të parandaluar piratët informatikë që të mos jenë në gjendje t’i manipulojnë rezultatet e zgjedhjeve. Henry Brady, shkencëtar politik pranë Universitetit të Kalifornisë, thotë se punonjësit në qendrat e votimeve kontrollojnë aty-për aty funksionimin e kompjuterve gjatë votimit.

“Kjo do të thotë se ata marrin disa nga këta kompjuterë në diten e zgjedhjeve për t’i kontrolluar nëse janë programuar në rregull, pra nëse ato i kanë numruar votat siç duhet.”

Duke patur parasysh ri-numërimin e votave në shtetin Florida katër vjet më parë, zyrtarët e zgjedhjeve shpresojnë se procesi elektronik i votimit është përmirësuar. Nëse kjo është e vërtetë, do të shihet në rezultatine ngushtë të zgjedhjeve të së martës dhe nëse ri-numrimi i votave do të jetë i domosdoshem për rezultatin përfundimtar.//ii

XS
SM
MD
LG