Lidhje

Amnesty International i kërkon Greqisë proces të drejtë gjykimi për imigrantin shqiptar - 2004-11-02


Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International i bëri thirrje Greqisë të sigurojë një proces të drejtë gjykimi, në përputhje me standartet ndërkombëtare për oficerin e policisë të akuzuar për vrasjen e një emigranti shqiptar.

Në një deklaratë të lëshuar një ditë para fillimit të gjyqit, Amnesty International u bën thirrje autoriteteve greke të marrin masa që të drejtat e të pandehurit dhe ato të familjes së viktimës të respektohen plotësisht.

Në deklaratë u bëhet thirrje autoriteteve greke të garantojnë që deponimet e gjithë dëshmitarëve të shqyrtohen plotësisht dhe që familja e viktimës të lejohet të marrë pjesë në punime duke iu caktuar edhe një përkthyes.

Rasti në fjalë ka të bëjë me vrasjen para një muaji të 18 vjeçarit Vullnet Bytyçi, i cili u plagos për vdekje ndërsa po përpiqej t’i largohej policisë. Pesë persona të tjerë që po përpiqeshin së bashku me të të hynin ilegalisht në Greqi u kapën.

XS
SM
MD
LG