Lidhje

Bush, Kerry shkëmbejnë komente dashamirëse - 2004-11-03


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat John Kerry shkëmbyen mbrëmë komente dashamirëse për njëri tjetrin pas shumë muajsh fushate tepër negative.

Presidenti i uroi gjithë të mirat kundërshtarit të tij, duke shtuar se është i sigurt që zoti Kerry ndihet i kënaqur që fushata mbaroi, ashtu si ndihet edhe ai vetë.

Senatori Kerry, nga ana e tij tha se ajo që ka vërtet rëndësi është se si ai ashtu edhe zoti Bush e duan vendin e tyre. Ai tha se sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara do të jenë më të forta.

Gjatë fushatës, zoti Bush e karakterizoi kundërshtarin e tij si të dobët dhe të paaftë për të bashkuar vendin, ndërsa zoti Kerry shpesh e quajti presidentin si ”të shkëputur nga realiteti”.//ii

XS
SM
MD
LG