Lidhje

Zgjedhjet në SHBA ndikojnë në tregjet financiare - 2004-11-03


Indekset e tregjeve financiare u ngritën sot në mëngjes, pasi shumë investitorë ishin të sigurt për fitoren e Presidentit Bush në zgjedhje megjithë rezultatin e diskutueshëm në Ohajo.

Çmimet e aksioneve u ngritën në tregjet e Evropës, Azisë dhe vetë Shteteve të Bashkuara, ndërsa çmimi i naftës për fuçi i kaloi 50 dollarët. Analistët thonë se Presidenti Bush, konsiderohet mbështetës më i madh i biznesit se sa rivali i tij demokrat, John Kerry.

Investitorët gjithashtu duket se janë të kënaqur se fushata e gjatë dhe e ashpër së shpejti do të marrë fund. Katër vjet më parë, rezultati i zgjedhjeve u përcaktua pas një muaji, gjë që shkaktoi pasiguri dhe si rrjedhojë rënie në tregjet e aksioneve.

XS
SM
MD
LG