Lidhje

Ekstremistët afganë caktojnë afatin për ekzekutimin e pengjeve - 2004-11-03


Ekstremistët afganë që mbajnë peng tre punonjës të OKB-së kanë caktuar të mërkurën si afat përfundimtar për ekzekutimin e tyre.

Një person që pretendon të jetë zëdhënës i ekstremistëve tha se grupi kërkon që qeveria e Afganistanit dhe Kombet e Bashkuara të pranojnë zyrtarisht se po zhvillojnë negociata me këtë grup që njihet me emrin Ushtria Myslimane.

Por autoritetet afgane thonë se nuk kanë konfirmim për pretendimin e rrëmbyesve se po zhvillohen bisedime. Ata thonë se kanë krijuar një linjë të posaçme telefonike dhe u kanë bërë thirrje banorëve afganë të japin informacione për të ndihmuar autoritetet të gjejnë tre pengjet.

Rrëmbyesit kërkojnë lirimin e gjithë të burgosurve talebanë që mbahen nga forcat amerikane, si dhe largimin e trupave të huaja dhe të gjithë personelit të OKB-së nga Afganistani.

Tre pengjet e rrëmbyera janë nga Kosova, Irlanda e Veriut dhe Filipinet. Ata u rrëmbyen të enjten e kaluar në Kabul gjatë ditës.

XS
SM
MD
LG