Lidhje

Çështjet për të cilat votuan amerikanët - 2004-11-03


Dje amerikanët nuk votuan vetëm për Shtëpinë e Bardhë apo Kongresin. Në 34 shtete ata hodhën votën edhe për çështje që mund të sjellin ndryshime në strukturën ligjore, ekonomike dhe shoqërore të shteteve të tyre. Ato kanë të bëjnë me shkurtimin e taksave, me studimin e qelizave embrionale, me të ashtuquajtarat vota elektorale e deri tek çështja e martesave të të njëjtit seks.

Në më shumë se gjysmën e shteteve votuesve iu kërkua dje të vendosnin mbi një numër iniciativash dhe referendumesh që mund të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të qeverisë në vitet e ardhshme.

Këto iniciativa janë në fakt propozime të qytetarëve për të ndryshuar ligjin. Ata grumbullojnë firma për të formuluar një ligj dhe për ta hedhur atë në votë.

Në Kaliforni, njerëzit hodhën votën edhe për Propozimin 71 i cili do të lejonte këtë shtet të marrë hua 3 miliardë dollarë për studime mbi qelizat embrionale. Grupe nga të dyja partitë kanë bërë fushatë në media për të bindur votuesit.

Ndër çështjet më interesante që u hodhën në votë ishte propozimi në shtetin Kolorado, i cili nuk u miratua, për të ndryshuar mënyrën se si ky shtet jep nëntë votat e tij elektorale për presidentin. Sepse, siç e thamë edhe pak më parë, sot për sot, zgjedhjet në SHBA i fiton kandidati presidencial që fiton më shumë vota elektorale dhe jo popullore.

Një propozim për ndalimin e martesave brenda të njëjtit seks u miratua me lehtësi në shtetet Utah, Montana dhe North Dakota. Propozime të ngjashme u miratuan edhe në 7 shtete të tjerë.

Taksat ishin çështja më e ndjeshme në votën e djeshme e pasuar nga arsimin dhe ambjenti. Disa njerëz nxiten më shumë për të shkuar në votime kur duhet të vendosin mbi çështje të tilla.

XS
SM
MD
LG