Lidhje

Ramush Haradinaj do të intervistohet nga Gjykata e Hagës - 2004-11-04


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi sonte se Zyra në Prishtinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish Jugosllavi, ka thirrur për interviste kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj. Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se „intervistimi ka të bëjë me disa hetime që është duke i bërë Gjykata për periudhën e luftës çlirimtare në Kosovë dhe rolin e z. Haradinaj në atë periudhë“.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës populli i Kosovës dhe institucionet demokratike të saj e kanë çmuar luftën Çlirimtare në Kosovë si luftë të drejtë, luftë për liri dhe për mbrojtjen e popullit të Kosovës, thuhet ne komunikatën e partisë.

Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e kësaj lufte, thuhet dhe çdo spekulim kundër rolit të tij në këtë luftë nuk përputhet me drejtësinë, por me politikën anti-Kosovë të Beogradit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga Gjykata e Hagës që të merret më aktivisht me dënimin e kriminelëve të vërtetë të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe të mos pranojë pazarllëqe me Beogradin për të krijuar politika gjoja ballancuese, thuhet ne komunikatën e kësaj partie.

XS
SM
MD
LG