Lidhje

Qeveria afgane kontakton rrëmbyesit e pengjeve të Kombeve të Bashkuara - 2004-11-04


Një grup ekstremist që po mban peng tre punonjës të Kombeve të Bashkuara, thotë se ka qenë në kontakt me qeverinë afgane në lidhje me fatin e pengjeve.

Grupi thotë se zyrtarët afganë i kanë kontaktuar ata mbrëmë vonë në prag të një afati deri në mesnatë të vendosur nga ekstremistët për ekzekutimin e punonjësve të OKB-së. Megjithatë, është e paqartë nëse po zhvillohen aktualisht negociata. Grupi thotë gjithashtu se punonjësja veri-irlandeze e Kombeve të Bashkuara është e sëmurë rëndë për shkak të lodhjes së madhe nervore nga mbajtja peng.

Rrëmbyesit po kërkojnë lirimin e të gjithë të burgosurve talebanë që mbahen nga Shtetet e Bashkura, si dhe largimin e trupave të huaja e të personelit të OKB-së nga Afganistani. Pengjet, ndër të cilët edhe një shqiptare nga Kosova, janë rrëmbyer para një jave.

XS
SM
MD
LG