Lidhje

Udhëheqësit e BE angazhohen të shtojnë ndihmat për Irakun - 2004-11-05


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ofruan mbështetje të fuqishme për Irakun, përfshirë angazhimet për ndihmë të re teknike.

Pas bisedimeve me kryeministrin e përkohshëm irakian, Iyad Allawi në takimin e tyre të nivelit të lartë në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit u angazhuan t’i japin Irakut 38 milion dollarë ndihmë teknike shtesë për zgjedhjet e janarit.

Ata u angazhuan gjithashtu të ndihmojnë me fonde krijimin e një force sigurie për të mbrojtur punonjësit e ndihmave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Irak.

Presidenti francez, Zhak Shirak, u largua nga takimi për në Emiratet e Bashkuara Arabe, para bisedimeve me zotin Allawi. Zyrtarët francezë theksuan se kjo nuk ishte shenjë mospërfilljeje ndaj udhëheqësit irakian. Por sipas njoftimeve të mëparshme, zoti Shirak ishte zemëruar nga disa komente të zotit Allawi, i cili i kishte quajtur spektatore vendet që e kundërshtuan luftën në Irak, midis tyre edhe Franca.

XS
SM
MD
LG