Lidhje

Shtetet evropiane deklarojnë  se është bërë përparim drejtë  një  marrëveshjeje me Iranin  - 2004-11-07


Franca thotë se diplomatët evropianë kanë bërë përparim të ndjeshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme mbi programin bërthamor të Iranit.

Ministria e Jashtme franceze e bëri këtë deklaratë dje, pas dy ditë bisedimesh në Paris që kanë për synim të bindin Iranin që të ndalojë zhvillimin e teknologjive që mund të përdoren për prodhimin e armëve bërthamore.

Britania, Franca dhe Gjermania kërkojnë që Irani të pezullojë përgjithmonë programin e tij të pasurimit të uraniumit.

Po dje, Kina shprehu mbështetjen për Iranin në lidhje me mosmarrëveshjen rreth programit të tij bërthamor. Pekini argumentoi kundër propozimit që kjo çështje t’i kalohet Këshillit të Sigurimit, duke thënë se një hap i tillë vetëm do ta ndërlikonte gjendjen edhe më shumë.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të kërkojnë paraqitjen e kësaj çështjeje para Këshillit të Sigurimit për mundësinë e vendosjes së sanksioneve. Irani mohon akuzat amerikane se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore. //IB

XS
SM
MD
LG