Lidhje

Blair angazhohet për rigjallërimin e paqes në Lindjen e Mesme - 2004-11-08


Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se rigjallërimi i procesit të paqes në Lindjen e Mesme do të jetë një pjesë kyçe e bisedimeve që ai do të zhvillojë me Presidentin Bush nga fundi i kësaj jave.

Duke foluar sot në Parlament, zoti Blair tha se procesi i paqes humbi ritmin gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Ai u zotua se do ta bëjë rigjallërimin e këtij procesi përparësinë e tij personale.

Pyetjes nëse do të lindë ndonjë nismë e re pas bisedimeve me zotin Bush, Kryeministri britanik iu përgjegj se të dy udhëheqësit do të diskutojnë më nyrat se sa ta çojnë përpara procesin. Ai tha se më me rëndësi është dhënia e një sinjali për rifillimin e procesit dhe gjallërimin e ritmit të tij.

Zoti Blair mbërrin në Uashington të enjten për dy ditë bisedime me Presidentin Bush.

XS
SM
MD
LG