Lidhje

Udhëheqësi palestinez ende i padiagnostikuar - 2004-11-08


Udhëheqësit palestinezë u nisën për në Paris për t’u këshilluar me mjekët rreth shëndetit të Yasser Arafatit, megjithë kundërshtimet e gruas së tij. Zyrtarët e lartë palestinezë, duke përfshirë Kryeministrin Ahmed Qureia dhe paraardhësin e tij Mahmoud Abbaz, u nisën nga qyteti Ramallah i Bregut Perëndimor për në Paris.

Udhëtimi ishte planifikuar për sot herët në mëngjes, por u shty pasi gruaja e zotit Arafat, Suha, tha në një intervistë me rrjetitn televiziv, Al-Jazira, se zyrtarët palestinezë po komplotonin kundër burrit të saj.

Ajo tha se disa udhëheqës palestinezë kanë qënë kaq të paduruar që t’i zënë vëndin burrit të saj, saqë kanë qënë të gatshëm ta varrosin të gjallë atë, siç u shpreh ajo.

Përgatitjet për vdekjen e zoti Arafat kanë qënë tepër të vështira që kur ai u sëmur dy javë më parë. Udhëheqësit palestinezë kanë zhvilluar takime në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, në përpjekje për të dalë me një qendrim të përbashkët për të shmangur kaosin dhe përpjekjet me dhunë për të caktuar pasardhësin e tij.

XS
SM
MD
LG