Lidhje

SHBA: 11 nëntori dita kur nderohen veteranët e luftrave - 2004-11-11


E enjtja në Shtetet e Bashkuara ishte Dita e Veteranëve, festë kombëtare për nder të gjithe atyre që kanë shërbyer në forcat e armatosura amerikane.

Presidenti dhe zonja Bush vendosën një kurorë me lule në Varrezat Kombetare të Arlingtonit, pranë Washingtonit, ku janë varrosur shume heronj amerikanë.

Po sot presidenti Bush priti në Shtepinë e Bardhë veteranë dhe udhëheqës të organizatave veterane.

Në orën e 11-të të ditës së 11-të të muajit të 11-të, të vitit 1918, mbaroi me një armëpushim Lufta e Parë Botërore. Presidenti Woodrow Wilson e shpalli 11 nëntorin Ditën e Armëpushimit. Dhe kështu ajo u kthye në një festë federale në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1954, pasi veteranët e Luftës së Dytë Botërore ishin kthyer në shtëpitë e tyre, njëri nga këta veteranë Presidenti Dwight Eisenhower e ruajti datën, por ia ndryshoi festës emrin në Ditën e Veteranëve, një ditë për të nderuar veteranët amerikanë të të gjitha luftrave, si të rënët ashtu edhe ata që kishin mbetur gjallë.

Ditën e Veteranëve, Presidenti amerikan tradicionalisht vendos një kurorë tek Varri i Ushtarëve të Panjohur në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit, përballë Washingtonit, në anën tjetër të lumit Potomac.

Vitin e kaluar në Ditën e Veteranëve, Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të përfundonin misionet në Irak dhe Afganistan dhe se armiku do të mposhtej dhe demokracia do të triumfonte.

Konflikti në Irak pushton mendjet e shumë veteranëve këtë Ditë Veteranësh, ashtu si edhe amerikanët që kanë humbur jetën atje.

Në Bella Vista, një qytet i vogël në Arkansanë veriperëndimore, u përurua fundjavën e kaluar një Mur për Nder të veteranëve.

Emrat e atyre që shërbyen në ushtrinë amerikane janë gdhendur në mur. Austin Phillips patrullonte në Bagdad majin e kaluar kur u plagos në një shpërthim që e la të gjymtuar.

“Ishte shumë emocionale për mua që të kuptoja se kam bërë një sakrificë për vendin tim”.

Kështu, kjo ditë veteranësh do të nderohet me parada, si zakonisht dhe një ceremoni në Varrin e Ushtarëve të Panjohur dhe vetaranët e luftrave që kanë mbaruar prej kohësh do të nderohen së bashku me vetaranët e një lufte që ende nuk ka mbaruar.

XS
SM
MD
LG