Lidhje

Irani dhe tre vendet e Bashkimit Europian nuk arrijnë marrëveshje - 2004-11-12


Irani dhe tre vende anëtare të Bashkimit Europian dështuan dje në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për modifikimin e programit të debatueshëm bërthamor të Iranit. Para bisedimeve të djeshme, zyrtarë iranian kishin thënë se pritej arritja e një marrëveshjeje.

Britania, Gjermania dhe Franca po përpiqen të bindin Iranin të pezullojë pjesë të proceseve të tija bërthamore, përfshirë pasurimin e uraniumit, për të vërtetuar se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani po punon fshehurazi për prodhimin e armëve bërthamore dhe kërkojnë që çështja t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të shqyrtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve. //bsa//

XS
SM
MD
LG