Lidhje

Minutat e Hollivudit - 2004-11-12


Renne Zellweger ka realizuar jo një, po nga dy filma në vit dhjetë vitet e fundit. Kështuqë, pa dyshim, ka në plan të largohet nga skena për pak kohë. Por, para se të fillojë pushimet, Renee flet për projektin e saj të fundit, vazhdimin e komedisë së suksesshme, Bridget Jones Diary, Ditari i Bridget Jones.

Renee Zellweger hyn përsëri në karakterin e Bridget Jones, roli që i dha asaj kandidaturat si për Oskarin edhe për Golden Globe në vitin 2002. Nënshkrimi i kontratës do ta bënte atë të rivizitonte rolin që ajo e ka aq për zemër, si dhe të luante me dy aktorët simpatikë, Colin Firth dhe Hugh Grant. Por edhe i duhej të shtonte 14 kile në peshë. Renee thotë se nuk i frikësohej peshës për të luajtur përsëri rolin e Bridget.

Është privilegj çdo aspekt i vënien në jetë të këtij karakteri, e vetmja frikë ishte pesha, a do të ishte koha e duhur për organizmin. A do të dobësohesha duke bërë ski dhe vrap, këto më shqetësonin.

Renee-së i pëlqen fakti se audienca gjen veten tek karakteri i Bridget...dhe në filmin e ri një nga skenat përshtatet edhe me Zellweger, e cila e thotë se zgjedh gjithmonë fustanin e gabuar për veshje formale.

E kam bërë këtë gabim. Ulem dhe i them vetes se besoj që dola nga shtëpia me këtë fustan. Më mirë të kisha veshur fustanin tjetër e të mos lija të tjerët të më jepnin këshilla!- thotë ajo

Televizioni ABC fillon një serial me muzikë country

Që nga data 5 nëntor, në programin e rrjetit televiziv ABC ”Good Morning America”, ka filluar të jepet një seri shfaqjesh muzikore, me pjesëmarrjen e këngëtareve të njohura Shania Twai, Avril Lavigne, Fantazia Barrino, Grupi Destiny’s Child, Ashanti, Gwen Stefani, Vanesa Williams, Jesica Simpson, Kelly Clarkson dhe Lindsay Lohan. Seriali filloi me këngëtaren e famshme Shania Twain, nga djepi i muzikës country, Tennessee. Ja si tingëllon muzika country nën interpretimin e këngëtares Avril Lavigne.

Del ne treg loja e re per sistemin e X-Boxit, Halo-2

Qindra njerëz ishin mbledhur në radhë të gjata tre ditë më parë për të blerë lojën më të fundit kompjuterike ”Halo 2”, për sistemin e lojërave për fëmijë X-Box, prodhim i firmës Mikrosoft. Vetëm nga kopjet e shitura paraprakisht, Mikrosofti siguroi 100 milionë dollarë fitime.

Kompania Mikrosoft tha se mijëra dyqane u hapën në mesnatën e ditës së martë, për klientët, të cilët nuk mund të prisnin ditën me diell për të blerë lojën Halo-2.

"Jam i mahnitur. Nuk jam ndjerë kështu që kur isha 5 vjeç dhe ende besoja tek Plaku i Vitit të ri."- thotë një admirues.

Personazhi i lojës është një ushtar që lufton për ta shpëtuar Tokën nga qenie të rrezikshme jashtëtokësore. Këto ditë kompania Mikrosoft do ta publikojë lojën Halo-2 në 8 gjuhë të huaja dhe në 27 vende të botës. Analistët thonë se industria e lojërave elektronike me një vlerë prej 10 miliardë dollarësh pritet të jetë një nga degët e sektorit të zbavitjes që po rritet me shpejtësi të madhe kohët e fundit.// lk //

XS
SM
MD
LG