Lidhje

Dy zyrtarë të CIA-s japin dorëheqjen  - 2004-11-13


Dy zyrtarë të lartë të Agjensisë Qëndrore të Zbulimit kanë kërkuar dorëheqjen ndërkohë që brenda CIA-s po shtohen pakënaqësitë që nga emërimi i drejtorit të saj të ri. Nën drejtori i CIA-s John McLaughlin njoftoi se do të dalë në pension pas një shërbimi 32 vjeçar.

Gazeta Washington Post citon zyrtarë të paidentifikuar, sipas të cilëve ai dha dorëheqjen pasi kishte paralajmëruar drejtorin e ri Porter Goss se një nga këshilltarët e tij kryesorë po i trajtonte zyrtarët e lartë pa respekt duke rrezikuar dorëheqje në masë. Nëndrejtori i operacioneve Stephen Kappes gjithashtu paraqiti dorëheqjen dje pas një konfrontimi me të njëjtin këshilltar.

Artikulli i gazetës thotë se pasi ofroi dorëheqjen, zoti Kappes ra dakort ta shtyjë vendimin e tij deri të hënën. Thuhet se disa zyrtarë të tjerë të lartë të CIA-s kanë kërcënuar se do të japin dorëheqjen. CIA është kritikuar gjerësisht për dështimet në aspektin e informacioneve të zbulimit para sulmeve të 11 shtatorit dhe luftës në Irak.

XS
SM
MD
LG