Lidhje

Nënpresidenti Dick Cheney shtrohet në spital  - 2004-11-13


Nënpresidenti Dick Cheney i cili ka vuajtur më parë nga infarkte në zemër, u shtrua në një spital të Washingtonit pasi pati simptoma të pengesës në frymëmarrje.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se nënpresidenti ka vuajtur nga gripi ditët e fundit dhe se ky mund t’i ketë shkaktuar pengesat në frymëmarrje. Ai tha se mjekët vendosën ta shtrojnë në spital për t’i dalë përpara çdo të papriture.

63-vjeçari Cheney ka pësuar katër infarkte, përfshi njërin gjatë garës presidenciale të vitit 2000.

Zyrtarët thonë se nënpëresidenti do t’u nënshtrohet analizave në Spitalin e Universitetit George Washington.

XS
SM
MD
LG