Lidhje

Menyre e re për trajtimin e sëmundjeve të zemrës; Ilaç i ri kundër mbipeshës; Metodë e re skanimi - 2004-11-16


Nje studim i kohëve të fundit vë në dukje se përdorimi i një membranë të hollë sintetike mund të ulë mundësinë e një sulmi vdekjeprurës në zemer. Membrana e hollë në formë rrjete luan rolin e një korseje për mbajtjen e zemrës të tkurrur brenda kufijve normalë. Shknecëtarët mendojnë se membrana e hollë e sintetike mund t’u vijë në ndihmë njerëzve që përballen me rreziqe serioze të zemrës. Kur zemra dobësohet apo dëmtohet, ajo shpesh zmadhohet dhe nuk arrin të pompojë me efikasitet. Doktorët thonë se kjo membanë sintetike mbështillet rreth zemrës së zmadhuar duke e mbledhur apo e tkurrur atë deri në një masë normale. Firma Acorn që e ka prodhuar këtë membranë ka zbuluar se pacientët e mjekuar në këtë mënyrë, dhe me ilaçe të zakonëshme ndaj sëmudnjeve të zemrës, kanë treguar përmirësime të dukëshme. Paisja është miratuar për përdorim në Europë dhe Acorn pritet të kërkojë miratimin në Shtetet e Bashkuara gjatë muajve të ardhshëm.

Mënyrë e re skanimi

Një procedurë e re skanimi e quajtur angiogramë mund të zbulojë shenja sëmundjesh shpesh të padallueshme nga analizat e deritanishme. Ndërsa një Ndërkohë, doktorët po përdorin tani një procedurë që jep një pamje tre-dimensionale të zemrës. Procedura e re, e quajtur angiografi, kombinon tomografinë e një kompjuteri me ato të një angiograme. Një angiorafi prodhon imazhe tërthore të trupit, duke përdorur rreze X, por me shumë më tepër hollësi sesa një tomografi. Angiograma bëhet duke futur një kateter në trupin e pacientit, për të injektuar një pigment të veçantë në gjak i cila lejon rrezet X të depërtojnë. Angiografia i lejon doktorët të injektojnë një pigment në venën periferike, dhe jo në arterie, procedurë kjo që është më pak e dëmshme, dhe me më pak rreziqe për komplikacione të rënda. Pastaj doktorët përdorin analizat kompjuterike për të studiuar rezultatet. Doktor Hooman Madyoon është specialist zemre në Qendrën Mjekësore Saint Joseph në Stockton të Kalifornisë. Ai thotë: “Ajo që mund të bëjmë tani dhe nuk kemi mundur ta bëjmë më parë është mundësia për të parë brenda arterieve të zemrës dhe të mos shohim vetëm shtresat e zemrës, kalciumin që ka pasur gjatë katër pesë viteve të fundit, por edhe shtresat më të reja, që janë më të buta dhe jo të kalciumizuara. Në të kaluarën, nuk kemi qenë në gjendje t’i shohim këto shtresa, dhe ato janë më të rrezikshmet.” Shumica e pacientëve mund të bëjnë një angiografi pa qënë e nevojëshme të shtrohen në spital.

Ilaçi i ri kundër mbipeshës

Një ilaçi i ri i quajtur Rimonabant. mund të rregullojë balancën kimike në tru, duke e bërë njeriun që vuan nga mbipesha të mos ndjejë uri ose personin që pi duhan të mos ndjejë nëvojë për nikotinë. Në rastin e Vela Della Yoakam ky ilaç ishte tepër efikas. “Habitem. Unë kam lënë cigaren dhe kam humbur peshë. Kam humbur gjithsej 20 kilogram me këtë ilaç”, thotë ajo. Doktorët thonë se ilaçi i ri shkakton humbje peshe më shumë se çdo ilaç tjetër. Studiuesit zbuluan gjithashtu se Rimonabant përmirëson nivelet e kolesterinës, ndihmon në parandalimin e sulmeve në zemë, dhe të mbron organizmin kundër diabetit. Kjo tabletë dietike eksperimentale duket të jetë pa rrezik, dhe efekte anësore të zakonshme janë marramendja dhe dhimbjet e kokës për një ose dy ditë. Studiuesit thonë se nëse Rimonabant miratohet nga agjencia federale e ushqimeve dhe ilaçeve, ata që e marrin këtë ilaç do të vazhdojnë ta marrin gjithmonë. Doktor Christopher Cannon nga Spitali Bringham thotë: “Të jesh mbi peshë apo i shëndoshë është si sëmundje kronike dhe prandaj duhet një ilaç kronik për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë.” Shkencëtarët besojnë se Rimonabant- ilaçi më i ri, mund të jetë me të vërtetë mjekimi i duhur për shumë probleme të zakonshme shëndetësore.

XS
SM
MD
LG