Në perëndim të Bagdatit sot shpërthyen luftime të ashpra midis gueriljeve dhe trupave irakane dhe amerikane.
Policia tha se kryengritësit e armatosur me granada dhe armë të tjera sulmuan një stacion policie duke vrarë të paktën tre policë. Ndërkohë, një bombë e vendosur në anë të rrugës shkaktoi vrasjen e tre pjestarëve të Gardës Kombëtare irakiane.
Ndërkohë zyrtarët amerikanë njoftuan se në qendër të Bagdatit një ushtar amerikan u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën sot kur kryengritësit sulmuan një patrullë ushtarake.
Të paktën një civil u vra nga shpërthimi i një makine në një rrugë të ngarkuar. Ministria e punëve publike të Irakut tha se një këshilltare e kësaj ministrie dhe tre punonjës të saj u qëlluan sot kur po shkonin në punë.