Lidhje

Gjermani: Protesta kundër dhunës nga dhe kundër myslimanëve - 2004-11-21


Më shumë se 20 mijë njerëz u mblodhën në qytetin gjerman të Këln-it sot për të dënuar dhunën nga myslimanët dhe kundër myslimanëve.

E organizuar nga një grup i quajtur Bashkimi Islamik Turk, protesta ishte reagim ndaj dhunës së kohëve të fundit kundër myslimanëve në Holandën fqinje, të shkaktuar nga vrasja e producentit Theo van Gogh. Vrasja e tij dyshohet të jetë kryer nga një ekstremist islamik.

Gjermania ka rreth 3.5 milionë myslimanë, dhe ka rrezik që sulmet anti-myslimane në Holandë të kapërcejnë kufirin. Një numër politikanësh gjermanë iu drejtuan pjesmarrëve, përfshirë deputetin konservator dhe ministrin e brendshëm të landit të Bavarisë, Gynter Beckstein, duke bërë thirrje për tolerancë.

Të shtunën, kancelari Gerhard Schroeder u bëri thirrje myslimanëve të integrohen plotësisht në shoqërinë gjermane dhe t’u binden ligjeve të Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG