Lidhje

Apeku dënon terrorizmin dhe korrupsionin - 2004-11-21


Udhëheqësit e vendeve të rajonit Azi-Paqësor i dhanë fund konferencës dyditëshe në Santiago të Kilit duke dënuar terrorizmin dhe korrupsionin. Ata premtuan gjithashtu se do të punojnë për një marrëveshje globale të tregtisë së lirë.

Në deklaratën e tyre përfundimtare udhëheqësit e 21 vendeve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor premtuan të forcojnë masat e sigurimit për të mbrojtur rezervat ushqimore dhe transportin. Ata premtuan të përmirësojnë edhe sigurinë e aviacionit.

Në deklaratë thuhet se përparësitë kryesore të Apekut vazhdojnë të jenë bisedimet e Organizatës Botërore të Tregtisë që kanë për synim liberalizimin e tregtisë mes vendeve-anëtare.

Udhëheqësit e vendeve të Apekut thanë se do të përpiqen për anëtarësimin e Rusisë dhe të Vietnamit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ata thanë se do të përpiqen edhe për standardizimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë midis vendeve-anëtare të Apekut.

Të shtunën, Presidenti Bush dhe aleatët aziatikë i bënë përësri thirrje Koresë së Veriut të heqë dorë nga programi i saj i armëve bërthamore. //az//

XS
SM
MD
LG