Lidhje

Lidhja Demokratike e Kosovës shpall emrat e kandidatëve për postet kryesore  - 2004-11-23


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka caktuar në një mbledhje të mbajtur sot në Prishtinë kandidatët e saj për funksionet kryesore të institucioneve të reja të Kosovës. Zëdhënësi i kësaj partie Lulzim Zeneli i tha Zërit të Amerikës, se kishte pasur konkurencë brenda partisë në zgjedhjen e këtyre emrave.

Sipas vendimit të marrë sot nga Lidhja Demokratike, presidenti i deritashëm Ibrahim Rugova mbetet kandidati i vetëm për postin e presidentit, Nexhat Daci, mbetet kandidati i vetëm për postin e kryetarit të parlamentit, ndërkohë që Fatmir Sejdiu, është kandidat për anëtar i kryesisë së parlamentit.

Në përbërjen e kabinetit të ri, Lidhja Demokratike përfaqësohet nga Adem Salihaj zv.kryeministër, Haki Shatri, ministër i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Melihate Tërmkolli Ministre e Ministrinë e Shërbimeve Publike, Lutfi Haziri, ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Qemajl Ahmeti, Ministër i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Agim Veliu Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Astrit Haraçia, Ministër i Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, aleate e Lidhjes Demokratike, përfaqësohet nga dy zv.ministra, zv.ministër i Shërbimeve publike dhe zv.ministrin e Kulturës Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si partnerja kryesore e Lidhjes Demokratike në këtë koalicion qeveritar përfaqësohet nga Ramush Haradinaj, i emëruar për kryeministër, Bajram Kosumi, kandidat për ministër të mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Ethem Ceku, për ministrinë e energjitikës, Ahmet Isufi për ministrinë e punës dhe mirëqenies sociale, dhe Bujar Dugolli për ministrinë e tregtisë dhe industrisë. 3 ministri nga 13 që do të ketë qeveria e re e Kosovës janë lënë për pakicat, përfshi edhe pakicën serbe.

Presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit duhet të votohen në parlamentin e ri 120 vendësh në një mbledhje të parë të parlamentit që pritet të mbahet ditët e para të dhjetorit.

XS
SM
MD
LG