Lidhje

Lynne Cheney dhe mbesat e saj vendosin zbukurimet e fundit në Pemën Kombëtare të Krishlindjeve - 2004-11-24


Lynne Cheney, bashkëshortja e nënpresidentit amerikan Dick Cheney u ngrit mbrëmë me një vinç 12 metra bashkë me mbesat e saj për të vendosur zbukurimet e fundit në Pemën Kombëtare të Krishlindjeve.

Ndërsa luheshin këngët Jingle Bells dhe Joy to the World, zonja Cheney dhe tre vajzat përshëndetën turmën e mbledhur.

Peter Nostrand, presidenti i ceremonisë së krishlindjeve vendosi një yll në maj të pemës.

Bredhi 12 metra i lartë që do të qëndrojë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë do të ndriçohet nga presidenti Bush në një ceremoni të posaçme më 2 dhjetor.

Kjo është hera e katërt që zonja Cheney vendos zbukurimet në Pemën e Krishlindjeve. Bredhi do të qëndroi aty deri më 1 janar.

//ze//

XS
SM
MD
LG