Lidhje

Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës raporton para Këshillit të Sigurimit - 2004-11-24


Kryeprokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për ish Jugosllavinë akuzoi Serbinë se po pengon ndjekjen penale të të dyshuarve për krime lufte. Zonja Del Ponte raportoi dje para Këshillit të Sigurimit mbi aktivitetin 6 mujor të zyrës që ajo drejton. E pyetur lidhur me hetimet ndaj zotit Ramush Haradinaj, që është kandidat për Kryeminsitër në Kosovë, zonja Del Ponte tha se nuk mund të bëjë komente përsa kohë që hetimet vazhdojnë. Gjykata e Hagës ka afat deri në fund të këtij viti për të përfunduar hetimet dhe ngritur akuza për krime lufte në ish Jugosllavi.

Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte tha se në tre shtete të ish Jugosllavisë ndodhen akoma edhe 20 të arratisur kundër të cilëve është ngritur aktakuza. Në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit, ajo tha se mungesa e bashkëpunimit zyrtar është pengesa kryesore për nxjerrjen e këtyre të akuzuarve para drejtësisë.

Zonja Delo Ponte thotë se qeveritë e Kroacisë, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës mbajnë përgjegjësinë kryesore për sjelljen e të kërkuarve në Hagë. Një pjesë e madhe e tyre, ndoshta më shumë se dhjetë, ende jetojnë të lirë në Serbi, shtoi ajo.”

Zonja del Ponte veçoi Serbinë duke i bërë asaj kritika të veçanta. Ajo tha se autoritetet serbe nuk kishin arrestuar asnjë person të akuzuar nga gjykata për krime lufte. Mes atyre që bredhin të lirë, zonja del Ponte veçoi dy të dyshuarit më të kërkuar për krime lufte, ish udhëheqësin serb të Bosnjës Radovan Karadzic dhe komandantin e tij të ushtrisë, Ratko Mladic.

Në një konferencë shtypi pas seancës në Këshillin e Sigurimit, zonja Del Ponte u pyet lidhur me hetimet ndaj zotit Ramush Haradinaj, kandidatit për postin e kryeminsitrit të Kosovës. "Sikurse duhet ta dini, unë kurrë nuk flas për hetimet që ende vazhdojnë. Ajo që mund te them eshte se deri ne fund te vitit ne t’u japim fund hetimeve. Ne kemi gjashtë raste që po hetojmë, dhe deri për krishtlindje do të ngremë paditë e reja. Siç kam bërë të ditur edhe më parë, Gjykata e Hagës po zhvillon hetime lidhur me ish udhëheqjen e UÇK-së. Brenda disa javësh do të vendosim."

Gjykata e Hagës ka mandat deri në fund të këtij viti për të përfunduar hetimet dhe ngritur akuzat për krime lufte në ish Jugosllavi. Por edhe amerikanët janë të shqetësuar lidhur me bashlëpunimin e Serbisë me Gjykatën e Hagës. Ambasadori Amerikan për Krimet e Luftës i tha Zërit të Aerikës se nuk mundë të pritet më dhe se Beogradi duhet të bashkëpunojë tani.

"Nëse do të arrijmë diçka, Beogradi duhet të Bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës tani."-tha zonja Del Ponte.

Nga ana tjetër, prokurorja del Ponte tha se mungesa e bashkëpunimit të Serbisë mbetet pengesa kryesore që gjykata e Hagës të arrijë objektivin e saj për t’i përfunduar të gjitha gjykimet deri në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG