Lidhje

OKB: është herët për të përcaktuar statusin e përhershëm të Kosovës - 2004-11-25


Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se megjithë përparimin e arritur në Kosovë që nga trazirat e muajit mars, është tepër herët për të përcaktuar statusin e saj të përhershëm.

Kombet e Bashkuara kanë shpallur një listë standardesh - për rendin, sigurinë dhe të drejtat e njeriut - që duhet të realizohen në Kosovë para se të shtrohet për diskutim çështja e statusit të saj të ardhshëm.

Raporti, i botuar dje, thotë se këto standarde ende nuk janë realizuar. //bsa//

XS
SM
MD
LG