Lidhje

Presidenti Moisiu fal 36 të dënuar - 2004-11-25


Në Shqipëri presidenti Alfred Moisiu dekretoi sot faljen e 36 të dënuarve me rastin e feestave kombëtare të nëntorit. Të gjithë të falurit kanë qenë dënuar për vepra të ndryshme por asnjëri prej tyre për vrajse, trafik të lëndëve narkotike apo vepra që lidhen me prostitucionin. Sipas burimeve nga presidenca të falurve u kishte mbetur më pak se 1 vit nga dënimi që vuanin.

Emrat e 36 të dënuarve u përzgjodhën nga një listë prej 110 personash, të hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Ata iu nënshtruan një seleksionimi të gjatë. Sipas këshilltarit juridik të presidentit, Artur Metani, në vlerësimin e kërkesave apo propozimeve për falje presidenti ka gjykuar nëse i dënuari e ka shlyer fajin për të cilin është ndëshkuar si dhe nëse i dënuari e ka arritur rehabilitimin e tij dhe është në gjendje të rikthehet në gjirin e shoqërisë.

Gjatë mandatit të tij presidenti Moisiu ka falur 145 të dënuar dhe pritet që në fund të vitit ai të falë dhe një tjetër grup i cili i është drejtuar atij me kërkesën për falje.

Vazhdon greva e pedagogëve

Në Shqipëri greva pa afat e pedagogëve të Universitetit Politiknik dhe Universitetit të Tiranës ka hyrë sot në ditën e katërt të saj. Kjo grevë është shtrirë edhe në Universitetet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Korcës. Kërkesat e pedagogeve që kanë të bejnë me përmirësimin e arsimit të lartë në vend, autonominë e plotë universitare, procesin e Bolonjës dhe dyfishimin e pagave i janë dërguar edhe kryeministrit Fatos Nano.

Pas kësaj me një urdhër të vecantë të kreut të qeverisë është ngritur një grup punë me në krye ministrin e shtetit Marko Bello i cili do të negociojë për zgjidhjen e problemeve të ngritura.

Ministri Bello tha se pasditen e sotme ishte kërkuar një takim me përfaqësuesit e Universiteteve por ky takim i parë dështoi pasi grevistët deklaruan se nuk kishin kohë për t’u përgatitur. Nesër ata do të vendosin ngritjen e një përfaqësie që do të ulet në diskutime me autoritetet qeveritare

XS
SM
MD
LG