Ushtria amerikane në Irak tha se ka zbuluar një sasi të madhe armësh dhe lëndësh shpërthyese të fshehura në një xhami të Faluxhas.
Ushtria tha se kjo është sasia më e madhe e armëve e zbuluar deri më sot në qytetin që ishte dikur fortesa e rebelëve.
Zbulimi u bë ndërsa trupat irakiane kërkojnë për terroristët e dyshuar që fshihen në Faluxha. Zyrtarët irakianë thanë se diku tjetër në Faluxha, ushtarët e gardës kombëtare gjetën një laborator të armëve kimike me dokumenta që tregojnë prodhimin e bombave, lëndëve helmuese dhe antraksit.
Në një tjetër zhvillim, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell publikoi një deklaratë ku thuhet se një punonjës i agjencisë, James Mollen është vrarë në kryeqytetin irakian. Zoti Mollen shërbente si kështilltar i ministrisë irakiane të arsimit.
Po sot zyrtarët irakianë thanë se një ndihmës i udhëheqësit të kërkuar terrorist Abu Musab al-Zarqawi u kap në Mosul.
Ndërsa në Samarra, në veri të Bagdatit, dy persona u vranë nga një sulm me makinë bombë.